Dosja diplomatike me Greqinë, Bushati: Skicuam rrugëdaljet e mundshme

Shqipëria dhe Greqia, duket se po tentojnë ti hapin një faqe të re në raportet midis dy vendeve dhe udha per zgjidhejn e problemeve te nexhta qe rrine pezull u shtrua sot ne takimin mes dy Ministrave te jashtem ne Tirane Nikos Kocias dhe Ditimir Bushati. Ata folen per raporte miqësore strategjike mes dy vendeve dhe thane se problemet e se shkuares si kufiri detar, ligji i luftes apo çeshtja e pronave te popullësise çame ne Greqi do zgjidhen bazuar ne te drejtat nderkombetare.Vizita e Ministrit të Jashtëm grek Nikos Kocias, në Shqipëri nuk prodhoi nje rezultat konkret po ajo hapi hapur dritën jeshile për zgjidhjen e disa problemeve per te cilat palet sot rane dakort se ekzistojne.Ne konferencen e perbashket per shtyp të Ministrave të Jashtem te Tiranes dhe Athines, Ministri i jashtem shqiptar Ditmir Bushati kishte nje reference per zgjidhjen e mosmarrveshjeve per kufirin detar, ku duket se do te bazohet edhe pala greke.Bushati: "Në rast se nuk arrihet mirëkuptimi ne do të kërkojmë adresimine tyre brenda normave të së drejtës ndërkombëtare që mundësojnë zgjidhje të mirëpranuar nga palët”.Dosja diplomatike e krydiplomatit grek, mbart nevojën për rishikimin e marrëveshjeve të tekteve shkollor, te traktatit fqinjësisë dhe sigurisë së 1996 mes 2 vendeve, që përcakton zgjidhjen e çështjeve të nxehta, duke nisur nga ligji i luftës deri tek pronat.Konferenca e përbashkët për shtyp reflektoi një klimë besimi dhe miqësore mes Bushatit dhe Kocias, aq sa Ministri grek zgjodhi ta konvertoje emrin e Ministrit shqiptar drejt nje emri me nuance greke.Takimi u finalizua me siglimin e 3 marrëveshjeve, në turizëm, bujqësi dhe përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë.Gjatë qëndrimit zyrtar në Tiranë ministri i Jashtëm grek u prit në takime nga presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit dhe kryetari i Partisë Demokratike. Në takimin me ministrin e jashtëm grek, Kreu i Shtetit shqiptar, Bujar Nishani ripërsëriti kërkesën për abrogimin e ligjit të luftës në parlamentin grek, ndërsa u diskutua për zhvillimet e fundit ne Greqi dhe bashkëpunimi. Nishani i ka përcjellë ministrit grek shqetësimin e komunitetit çam në lidhje me mohimin e të drejtave të tyre, përfshirë ato pronësore, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, por edhe duke konsideruar se kjo do të çlironte energji tejet pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve.Shefi i diplomacisë greke u prit në takim edhe nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta i cili  shprehu mirënjohjen për  përqasjen realiste të Greqisë ndaj Kosovës, si një kontribut për sigurinë e stabilitetin rajonal.Kocias, u prit edhe nga kreydemokrati Lulzim Basha  Sipas zyrës së shtypit,  në takim, Basha theksoi rëndësinë që ka abrogimi i Ligjit të Luftës, pasi përbën një pengesë juridike për shqiptarët që kanë dhe duan të kërkojnë të drejtat e pronësisë në Greqi. Në njoftimin e shkurtër të PD nuk  sqarohet nëse është biseduar edhe për  marrëveshjen e kufijve detar, e firmosur nga Lulzim Basha, në cilësinë e ministrit të Jashtëm, në 2009.Pjesë nga konferenca e perbashket e  dy Ministrave Bushati: “ Si vizitë e parë e Ministrit ishte mundësi e mirë për të rishikuar progresin dhe bashkëpunimin tonë dypalësh rajonal dhe europian. Si dy vende fqinje vlerësojmë se vetëm përmes dialogut, bashkëpunimit dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare mund të tejkalojmë pengesat e trashëguara nga e kaluara, të cilat mbartin ngarkesë politike dhe emocionale. Është nevoja të investojmë gjithnjë tek fryma e besimit sepse për ne të qënurit fqinj do të thotë se marrëdhëniet tona janë më shumë se të nevojshme, janë të domosdoshme. Kemi biseduar me homologun Kocias për të gjitha ato çështje që i konsiderojmë si pjesë të axhendës dyupalësh apo siç njihen ndryshe pjesë të dosjes sonë diplomatike, nga çështjet që konsiderohen të vjetra dhe deri tek problematika e përditshmërisë. Për të gjitha nuk jemi mjaftuar tek listimi apo ballafaqimi i qëndrimeve tona, por kemi tentuar të skicojmë edhe rrugëdlje të mundshme. Në rast se nuk arrihet mirëkuptimi ne do të kërkojmë adresimine tyre brenda normave të së drejtës ndërkombëtare që mundësojnë zgjidhje të mirëpranuar nga palët”.Duke e konsideruar Greqinë jo thjesht një partner rajonal, por partner strategjik, Bushati u kujdes ti bënte të qartë homologut të tij se çfarë do të thotë një fqinj i mirë për Shqipërinë.Bushati: “Do të thotë se shumë herë gjërat që na bashkojnë duket sikur na ndajnë. Do të thotë se edhe pse marrëdhëniet kanë pasur dritëhije, përpjekjet për të gjetur klimën e një besimi të qëndrueshëm nuk duhet të reshtin asnjëherë. Një fqinj i mirë për ne do të thotë detyrimisht se ndajmë një të ardhme të përbashkët. Paqja nuk është thjesht e kundërta e luftës, është vyrtyt, vullnet dashamirësie, besimi dhe drejtësie. Të qënurit fqinj strategjik do të thotë se nuk ka asnjë tabu mes nesh”.Pjesë e diskutimeve ka qenë edhe qasja e Greqisë ndaj Kosovës.Bushati: “Ne inkurajuam Greqinë të vijojë me qasjen e saj konstruktive në rajon. Inkurajuamdhe mbështesim vizitën e Ministrit të Jashtëm në Kosovë, në këtë drejtim nuk ka asnjë diskutim që do të mbështesim njohjen e realitetit të Kosovës së pavarur në një të ardhme sa më të afërt nga Greqia”Greqia vendi më me fat në Europë që ka emigrantë si shqiptarëtMinistri i Jashtëm grek ka vlerësuar me superlativa rolin e emigrantëve shqiptarë në Greqi.Kocias:“Dua ta filloj jo nga Shqipëria por shqiptarët që jetojnë në Greqi. Them ghjithnjë publikisht në vendin tim se jemi me fat që kemi bashkëqytetarë të tillë që janë njerëz me kulturë dhe frymë bashkëpunimi. Kanë tendencën të kenë një ngritje shoqërore. Jemi njerëzit më me fat në gjithë Europën që kemi emigrantë të tillë. Këta emigrantë me ligjin e ri që ka kaluar qeveria ime në Parlamentin grek dhe kryesisht fënmijët e tyre janë pikërisht ajo hallkë lidhëse mes dy vendeve tanë, janë e ardhmja e vendeve tona. Gjithmonë në klasat dhe auditoret e Universiteteve shqiptarët janë 5 ndër 10 prej studentëve që marrin pjesë dhe kanë dëshirë të madhe të mësojnë dhe hapin rrugë të reja në jetën e tyre. Unë i dua dhe i vlerësoj shumë studentët shqiptarë në Greqi.Jam me fat si grek që kemi këta emigrantë aktiv që vinë nga Shqipëria dhe jam me fat si profesor që kam pasur dhe shpresoj të kem studentë të mirë nga Shqipëria. Është fryma e një populli që do të hapë rrugët e së ardhmes".Kemi politikë të integrimit dhe jo mënjanimitKocias theksoi se Shqipëria është një vend e fqinj strategjik për të cilën Greqia do të japë kontributin e saj për të ecur përpara drejt integrimit, por edhe në fushën ekonomike duke pasur projekte të përbashkëta.Kocias: “Shqipëria është pjesë e Europës, Ballkanit, është partner strategjik, vend dhe fqinj strategjik. Perëndia ose Allhahu na ka detyruar që të bashkëjetojmë në këtë zonë, të jemi sa më kreativë. Ne dëshirojmë të jemi sa më krijues në pargatitjen e Shqipërisë për integrimin në BE, për bashkëpunimin që kemi me NATO. Jam shumë insistues përkundrejt projekteve ndërkombëtare se çdo gjë që ndodh në Ballkan duhet të përfshijë edhe Shqipërinë, qoftë me sigurinë energjitike, qoftë me linjat e reja ndërkomunimi. Kemi politikë të integrimit dhe jo mënjanimit. Të dy vendet duhet të luajnë një rol stabilizues në vendin tonë. Jetojmë në një trekëndësh paqëndrueshmërie. Bashkëpunimi ynë është i rëndësishëm jo vetëm për dy popujt por të gjithë Europën Juglindore”.Deti, problemet ekzistojnë për t’u zgjidhurDuke folur për çështjen detare Kotzias u shpreh se bashkë me Bushatin kanë rënë dakord se problemet ekzistojnë për t’u zgjedhur.Kocias: “Nënshkruam një seri marrëveshjesh. Nëshkruam tre sot, në të ardhmen mendoj se do të nëshkruajmë të tjera më të rëndësishme dhe një nga ato do të jetë një memorandum i rishikuar i miqësisë.Diskutuam dhe për marrëveshje që ekzistojnë dhe duhet të aktivizohen, si librat shkollorë por folëm dhe për mënyrën sio do të zgjidhim çështje me interes të përbashkët që lidhen me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën mbi ujërat dhe detet. Si Bushati por dhe unë jemi të palëkundur në mendimin tonë se problemet ekzistojnë në mënyrë që ato të zgjidhen. Edhe kjo vizitë, sikundër vizita e Ministrit në Athinë do përbëjnë hapa të mëdhenj bashkëpunimi. Besimi është diçka shumë e vlefshme”.Shelfi kontinental Shqipëri-Itali i ndryshëm nga ai Shqipëri-GreqiDuke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve grekë, që kanë bërë një krahasim mes shelfit kontinental Shqipëri-Itali dhe atij Shqipëri-Greqi, ministri Bushati tha:Bushati: Mund t’ju them që edhe nga pikëpamja gjeografike çështja e përcaktimit të shelfit kontinental apo zonës ekonomike mes Shqipërisë dhe Italisë nuk është e njëjta gjë si ajo që duhet të përcaktohet mes Shqipërisë dhe Greqisë, sikundër dhe për Greqinë në raport me Italinë dhe këtë e imponon pozicioni gjeografik. Është e rëndësishme të theksohen disa elementë: Çështja e detit njihet në gjuhën popullore, por që në gjykim më profesionist konsiderohet si nevoja për të përcaktuar zonën ekskluzive ekonomike, është një ndër temat të cilën kemi diskutuar me ministrin Kotzias.  Është një nga temat e diskutuara në gamën e çështjeve për të cilat palët kanë këndshikime të ndryshme. Dihen edhe pozicionimet në Shqipëri dhe Greqi në këtë çështje. Dhe me të drejtë pritshmëria e opinionit publik është se si do të kapërcehet kjo situatë dhe si do të shkohet në një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.Duhet të jetë një zgjidhje e bazuar plotësisht në të drejtën ndërkombëtare, në frymë evropiane dhe jo si precedentë përkundrejt rasteve që mund të konsiderohen të ngjashëm ose jo. Është një zgjidhje të cilët ne dy ministrat dëshirojmë të vijë në radhë të parë nga ekspertët për të pasur një reflektim më të thellë për adresimin e kësaj çështje. Në rast se nga një punë e gjatë e grupeve të ekspertëve nuk arrihet në konkluzion të pranueshëm për të dyja palët, e drejta ndërkombëtare na orienton drejt instrumenteve që mund ta krijojnë këtë besim dhe të na japin zgjidhje përfundimtare. 7 vite negociata patëm me Italinë, pavarësisht pritshmërive dhe pyetjeve si nga opinioni publik shqiptar e grek këto janë çështje që kërkojnë kohën dhe momentin e duhur në mënyrë që të zgjidhen.Ne kemi një interes strategjik për ta zgjidhur këtë çështje sepse kemi ekonominë detare që duam ta zhvillojmë, kemi konceptet dhe strategjitë e BE për makrorajonet dhe nuk e kemi menduar që mund të ketë zgjidhje të njëanshme për këto çështje se Greqia sikurse ne kërkon të kenë marrëveshje të rakorduar me ne.Pavarësisht leximeve të ndryshme që kemi për këtë çështje që nuk është e vetmja ndonëse ka sensivitet në opinionin publik mund t’ju them që pikat tona të përbashkëta janë më shumë se ato që na ndajnë. Pika e përbashkët është e drejta ndërkombëtare dhe leximi i instrumenteve që na ofron fryma evropiane për ta adresuar këtë çështje dhe për të pasur një frymë pozitive të opinionit publik që mbështet ekspertët.S’ka ligj lufte me Shqipërinë, shqiptarët pronat ti kërkojnë në gjykataNdërsa Kocias, duke iu përgjigjur pyetjeve për ligjin e luftës dhe çështjen çame ka vlerësuar se, nuk ekziston një ligj i tillë me Shqipërinë.Kocias: “Nuk ekziston një ligj lufte me Shqipërinë. Anëtarësia në NATO na bën jo vetëm miq, por dy shtete partnere dhe aleate. Ne nuk jemi në gjendje lufte dhe duhet ta konfirmojmë këtë. Sa për të drejtat e pronësisë, çdo qytetar shqiptar duhet të shkojë në gjykatat greke dhe i mbështetur mbi të drejtën të kërkojë pronën e tij. Ne nuk duam të minojmë miqësinë tonë. Duhet të mësojmë nga historia, të mbështetemi në histori, të mos përsërisim gabimet e së shkuarës dhe të mos mbetemi të burgosur në këtë histori. Ne duam të ndërtojmë me Shqipërinë të ardhmen, që u përket të dyja vendeve dhe popujve, kryesisht në gjenerata të reja”, ka thënë Kotzias.[caption id="attachment_546931" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Bushati takohet me ministrin e jashtem grek Ne foto: Bushati takohet me ministrin e jashtem grek[/caption][caption id="attachment_546932" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Bushati takohet me ministrin e jashtem grek Ne foto: Bushati takohet me ministrin e jashtem grek[/caption][caption id="attachment_546921" align="alignnone" width="640"]kotzias2 Ne foto: Ministri i Jashtem grek gjate futjes ne Ministrine tone te Jashtme[/caption]Në dosje asnjë plan konkret për çështjet e "nxehta"Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar nga mediat greke, se Nikos Kocias do të udhëtonte drejt kryeqytetit shqiptar me  7 propozime në dosjen diplomatike, burime nga Ministria e Jashtme shqiptare sqaruan se nga komunikimi zyrtar deri më tani, nuk ka asnjë paketë të tillë.Megjithatë, sqarojnë të njëjtat burime, kjo është një vizitë shumë e rëndësishme në raportet mes dy vendeve, ku natyrisht axhenda e bisedimieve do të ketë prioritet çështje të nxehta, siç është marrëvshja e kufitjve detarë, për të cilën qëndrimi i ekzekutivit shqiptar, është vetëm një, hartimi i një pakti të ri, puna e të cilit  mund të nisë me ngirtjen e grupit negociator mes dy vendeve.Tirana zyrtare pritet të rikonfirmojë kërkesën për heqjen e ligjit të luftës, dhe mbrojtjen e çështjes çame.Në këtë pikë, nenvizohet se e Tirana zyrtare do të frenojë çdo përpjekje të Athinës për të ndërhyrë në punët e brendshme, siç mund të jetë kërkesa për largimin e PDIU nga qeveria.Ndërkohë, edhe Shoqata Çamëria, ka shtruar kërkesat e saj në prag të vizitës së kryediplomatit grek.“ Trajtimi i çështjes çame si një çështje që kërkon zgjidhje të drejtë dhe dinjitoze është padyshim është elementi më i rëndësishëm i dosjes diplomatike shqiptaro-greke. Shoqata Çamëria gjykon se deklaratat e deritanishme të Ministrit të Jashtëm grek mbi çështjen çame kanë qenë të papranueshme dhe aspak dinjitoze”.Nikos Kocias, gjatë qendrimit në Tiranë, pritet të ketë një axhendë të ngjeshur takimet.Ai ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar mbrëmjen e së martës, ndërsa takimet zyrtare i nis të mërkurën në 10:30  me kryediplomatin Ditmir Bushati, me të cilin pritet të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.Takimet zyrtare të Kocias, do të vijonë me kryeministrin Edi Rama, me kryeparlamentarin Ilir Meta, me Presidentin Bujar Nishani dhe përmbyllen me kreun e opozitës Lulzim Basha.