Ligji për arsimin e lartë, e paqartë sesi ndërhyn shteti në rast falimentimi

Drafti i arsimit të lartë u diskutua nen për nen në Komsionin e Ligjeve. Deputetët e mazhorancës shprehën rezervat për këtë projekligj në dy drejtime: ndërhyrjen e shtetit në rast falimentimi që sipas të majtëve nuk është përcaktuar qartë dhe të drejtat e themeluesve.Drafti i Arsimit të lartë, nuk përcakton qartë se si ndërhyn shteti në rast falimentimi  të universiteve publike të pavarura. Ky debat  u ngrit në Komisionin e Ligjeve nga deputeti socialist Fatmir Xhafaj.Fatmir Xhafaj: “Risku i falimentimit cili është?”Arbjan Mazniku: “Në atë rast shteti është përballë dy alternativave. Alternativa e parë dhe ligji ja krijon mekanizmat, thotë ky nuk i shërben më interesit publik ose kostoja për ta mbajtur është më e madhe sesa dobia që sjell dhe në atë rast e lë të falimentojë. Në rastin që sheh se dobia publike nga institucioni është më e madhe, mekanizmat janë aty që nëpërmjet financimit dhe marrjes së kontrolit në bord ta ruajmë në dobi të interesit publik”.Kritikat e draftit erdhën nga radhët e mazhorancës.Ligji i ri i arsimit  parashikon të drejtat edhe për themeluesit për Universitetet që aktulaisht janë private.Arbjan Mazniku: “Nëqoftëse një institucion i cili krijohet nga një fondacion privat, jo i krijuar nga shteti. Në momentin që ai fondacion kërkon para publike, në atë moment duhet të lëshojë njerëz nga kjo gjashtëshe dhe të zëvendësohen nga financuesi alternativ që është shteti”.Grupet e interesit janë shprehur me herët se nuk ka asnjë model të këtij ligji, por zv/Ministri i Arsimit, Arbjan Mazniku, tha se modeli është ai i Portugalisë dhe i përshtashëm për kushtet ekonomike sociale të Shqipërisë.