Projekti ambicioz i Bashkisë për zëvendësimin e 780 ndriçuesve në kryeqytet

Bashkia e Tiranës ka vënë në zbatim një nga projektet më të rëndësishme dhe më të munguar të qytetit, atë të ndriçimit. Do të zëvendësohen 780 ndriçues dhe sipas inxhinerëve cilësia e tyre është 2 herë më e lartë. Projekti parashikon ulje të ko stos me 60% ose afro 1 milion dollarë në vit. Vëzhgimi i Ora News tregon ndryshimin e bërë në kryeqytet brenda një viti.Tirana, kryeqyteti i vendit ku është përqëndruar një e treta e popullsisë së vendit, pritet të pesojë një ndryshim rrënjësor.Një shërbim i munguar ju vjen banorëve, ai i ndriçimit, i cili deri tani ka qenë një ndër hallkat më problematike të Tiranës. Dhe nese sjellim në vëmendje kujtesën, ndeshemi me këto pamje.2122Hyrja e Tiranës ofron një pamje krejt të re të ndriçuar, sepse nje projekt i ri ambicioz i Bashkisë e ofron këtë mundësi.Si asnjëherë më parë në hyrje të kryeqytetit gjithçka ka marrë një pamje të re të ndriçuar, siç në fakt i shkon për shtat një metropoli.Projekti me modern dhe bashkohor sapo ka nisur dhe zbatimi i tij ka përfunduar në akset më të rëndësishme të kryeqytetit. Ndryshimi fillon këtu.23Dhe ky shërbim cilësor dhe modern ndriçimi në kryeqytet do të shtrihet në çdo rrugë dhe lagje të Tiranës.Te parët që ndjejnë ndryshimin janë qytetarët. Ata tani kanë mundesi ta shohin njëri-tjetrin në sy edhe natën.Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit për zëvendësimin e 780 ndriçuesve. Por çfarë ofron projekti i ri?Rrugët do ndriçohen më mirë dhe jetëgjatësia e ndriçuesve do jetë dy herë më shumë karahasuar me ata aktual.Dhe ajo që e bën me leverdi këtë projekt është dhe kostoja e energjisë, e cila reduktohet me 60% ose afro 1 milion dollarë në vit.20 Projekti i bashkisë së Tiranës parashikon zëvendësimin e 780 ndriçuesve ekzistues me ndriçues ksenon(xenon).Inxhinieri, Luan Peti, rendit arsyet e doomosdoshmërisë së këtij ndriçimi.Luan Peti: “Ka një përparësi shuëm më të madhe në krahasim me ndiçuesit aktualë, sëpari në rritjen e ndriçimit, e dyta në uljen e kostos së energjisë, harxhojnë 60% më pak. Ndriçuesit e rinj kanë 90% të spektrit të dritës nga 38% që kanë pasur ndriçuesit e mëparshëm. Duke pasur jetëgjatësi më të madhe kjo sjell dhe një ulje të kostos së mirëmbajtjes pasi nuk kanë nevojë që këto të ndërrohen shumë shpejt”.Nuk do të jetë e nevojshme që këta ndriçues të ndryshojnë, jetëgjatësia e tyre është 40 mijë orë pune ose dy herë më e lartë se e ndriçuesve aktualë.Dhe sipas Bashkisë kostoja e energjisë që i faturohet qytetit të Tiranës nga ndriçimi publik do të ulet me 60% ose afro 1 milionë dollarë në vit, ndërkohë që cilësia e ndriçimit rritet me afro 50%.Tirana ndodhet në prag të një transformimi të thellë. Ai sapo ka nisur. Mund të ketë shumë arsye për domosdoshmërinë e projektit të ri të ndriçimit, por kryesorja mbetet cilësia dy herë më e lartë dhe kostoja dy herë më e ulët.Një shërbim më pranë qytetarit. Tirana me shkëlqimin e ri, do shuajë makthin e qindra-mijërave qytetarëve që përshkojnë në terr rrugët e saj.Puna sapo ka nisur dhe rezultatet e saj janë të dukshme që në hapat e parë.