Në Lushnje dhe Kurbin mbyten në ujë një i mitur dhe një 20-vjeçar

Një i mitur është mbytur në rezervuarin e fshatit Balaj në Lushnje.Ngjarja është regjistruar në orët e pasditës së sotme, ndërsa viktima është 8-vjeçari me iniciale A.B.Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka humbur jetën i mituri, ndërkohë grupi hetimor i mbërritur në vengjarje ka nisur hetimet.Ndërkohë më herët, në lumin Mat të fshatit Skuraj humbi jetën 20-vjeçari Andi Lika.Për shkak të temperaturave të larta 20-vjeçari kishte shkuar për tu freskuar në ujrat e lumit me disa miq të tij, por fatkeqësisht është rrëmbyer nga ujrat e lumit pasi nuk dinte të notonte mirë, duke u mbytur.