Matteo Renzi në Afrikë: Sfidë, shpëtimi i jetëve njerëzore

Kryeministri italian Matteo Renzi ka nisur një vizitë dy ditore pune në Afrikë. Ndalesa e parë është në kryeqytetin Addis Abeba të Etiopisë ku sot ka marrë pjesë në Konferencën e III Ndërkombëtare të OKB mbi zhvillimin e investimin. Ndërsa më pas do të ndalet në Kenia, ku pritet me mjaft interes fjalimi i tij në Universitetin e Nairobit.Lufta kundër terrorizmit, problematika e emigracionit e perpespektiva ekonomike mes Italisë e vendeve të Afrikës janë temat qëndrore të takimeve dypalëshe mes kryeministrit Renzi e kryeministrit të Republikës Demokratike të Etiopias Hailemariam Desalegn, si dhe me Presidentin e Komisionit të Bashkimit Europian Nkosazana Dlamini-Zuma.Cdo ditë në brigjet italiane zbarkojnë dhjetra e qindra emigrantë afrikanë klandestinë. 91 % e tyre nisen nga Libia e shumica vijnë nga Eritrea e Etiopia. Për t'i gjetur një zgjidhje kësaj situate, kryeministri italian kërkon më shumë bashkëpunim e impenjim nga qeveritë e vendeve të Afrikës, por dhe nga Europa, duke propozuar një strategji të vërtetë ekonomike të përbashkët.Italia është një urë mes Europës dhe Afrikës e mijëra afrikanë që mbërrijnë cdo ditë në brigjet italiane, vënë në rrezik jetën për të shpëtuar nga varfëria, lufta, persekutimi. Italia shprehet e gatshme të investoj e të ndihmoj në zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve, të cilën e sheh si të vetmen rrugë për të ndaluar fluksin e klandestinëve drejt Italisë."Sfida e vërtetë, u shpreh Renzi në Konferencën e OKB, është jo shpëtimi i jetëve njerëzore, por krijimi i vendeve të reja të punës këtu në Afrikë. Kjo sfidë duhet të jetë dhe misioni i ri i Europës ; më shumë vende të reja pune kundër varfërisë, për të lindur shpresën tek brezat më të rinj. Europa nuk duhet të jetë vetëm numra, parametra e regulla, por dhe vendi i risisë."Për kryeministrin italian investimet në kontinentin afrikan duhet të jenë jo vetëm të natyrës ekonomike, por dhe politike. Qeveritë afrikane duhen ndihmuar për të luftuar terrorizmin , si e keqja më e madhe e kësaj epoke moderne.Rëndësia e luftës kundër terrorizmit do të jetë dhe tema e fjalimit të Kryeministrit italian në Universitetin e Nairoibit në Kenia.