Aleanca PD-LSI, Basha përjashton çdo mundësi: Deklarata e Mediut u keqkuptua

Kreu i opozitës Luzim Basha,  e ka cilësuar  keqkuptim të  medias, deklaratën e aletatit kryesore,  republikanit  Fatmir Mediu, se në Partinë Demokratike  flitet për një afrim të mundshëm me LSI.Lulzim Basha: "PD dhe demokratët nuk kanë interes kryesor ti hipin kalit të pushtetit por kanë interes të heqin zgjedhën e atyre që kanë shaluar shqiptarët duke kapur shqiptarët, duke kapur zgjedhjet dhe institucionet, duke punësuar krimin dhe duke ngritur nivelin e korrupsionit në nivele të panjohura".Kryedemokrati Basha, iu përgjigj interesit të medias për procesin e  analizës që ka  nisur  për zgjedhjet e 21 qeshorit, duke hedhur poshtë  pretendimet se do të ketë shkrirje strukturash apo shkarkim të drejtuesve në bazë.Lulzim Basha:  "Spekulimet për "koka turku" mesa duket bëhen për tirazh sepse Partia Demokratike nuk ka qënë dhe nuk është parti që bën "koka turku". Por është një parti që merr përgjegjësi, merr vendime, konfirmon besimin aty ku besimi është dhënë, rivendos besimin aty ku besimi duhet rivendosur".Deklaratat e  kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha erdhen pas takimit që ai zhvilloi  me kreun e Parlamentit Europian Martin Schultz, me të cilin ka ndarë shqetësimin, për kriminalzimin e administratës dhe shaktërrimit të standardeve zgjedhore.Lulzim Basha: "Diskutuam për tri problemet kryesore, për tri sfidat e mëdha ekzistenciale me të cilat ballafaqohet demokracia sot dhe e ardhmja europiane e Shqipërisë, që janë krimi, korrupsioni dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme".