Marrëveshja me Iranin, të gjithë të lumtur përveç Netanjahut

Pas 12 vitesh sanksionesh dhe akuzash të ndërsjellta, që përbënin kërcënim edhe për një luftë të re në Lindjen e Mesme, liderët e 6 superfuqive botërore kanë arritur një marrëveshje për programin bërthamor të Iranit, duke nisur kështu një epokë të re në marrëdhëniet me Republikën Islamike.Për presidentin amerikan, Barak Obama, marrëveshja mbyll çdo mundësi që Irani të ndërtojë armë bërthamore."Kanë kaluar më shumë se 50 vjet që kur presidenti Kenedi doli para popullit amerikan dhe tha "të mos negociojmë kurrë nga frika, por edhe të mos kemi frikë nga negociatat. Kam besim se kjo marrëveshje është në përputhje me interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, kështu që kam ndërmend të vendos veton ndaj çdo ligji në kongres që do të parandlojë zbatimin e saj"Ndërsa homologu i tij, Hasan Ruhani tha në këtë ditë hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet mes Iranit dhe pjesës tjetër të botës. Marrëveshja kundërshtohet fort nga Izraeli, me kryeministrin Benjamin Netanjahu që deklaroi se ajo ishte një gabim historik, por sipas sekretarit amerikan të shtetit Xhon Kerri, kjo ishte marrëveshja më e mirë e mundshme për të penguar Iranin të ndërtojë bombën bërthamore, ndërsa Mogerini, u shpreh si me këtë akord, fitoi diplomacia dhe bashkëpuinimi.Pas 18 ditësh bisedimesh pothuaj të pandërprera në Vjenë mes ministrave të jashtëm të Iranit, Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Rusisë, Kinës, Francës dhe Gjermanisë, por edhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian për Politikat e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Federika Mogerini.Sipas kësaj marrëveshjeje, Irani do të zvogëlojë me dy të tretat kapacitetin e pasurimit të uraniumit dhe do të ndërpresë punën në centralet e nëndheshme. Gjithashtu kapaciteti rezervë i uraniumit do të ulet me 96%, për të shkuar në vetëm 300 kilogram, pa e shitur apo shkarkuar në det. Irani do të lejojë inspektorët e OKB-së në facilitetet e veta bërthamore dhe vetëm pasi të jepet miratimi i tyre, do të hiqen edhe sanksionet që prej vitesh mbajnë të bllokuar vendin, pavarësisht pretendimeve të Tehranit që programi bërthamor është përdorur vetëm për qëllime energjitike.