Rrëzohet eskavatori, paralizoi disa orë qarkullimin në kryqëzimin e Fushë Krujës
Në eskavator është rrëzuar nga kamioni në të cilin ishte i ngarkuar dhe që po transportohej në drejtim të Tiranës.Ngjarja ka ndodhur rreth ores 9 të mëngjesit në kryqezimin kryesor te Fushë-Krujës dhe konkretisht ne ate Fush Kruje-Tirane dhe Fush Kruje-Shkoder.Eskavatori eshte menjanuar nga karroceria dhe ka rene pjeserisht pasi krahu i tij qe mban koven ka prekur ne toke.Por duhet thene se kjo ngjarje ka ndodhur ne nje stacion udhetaresh dhe ka rrezikuar seriozisht jeten e atyre qe gjendeshin prezent.Kjo gje ka shkaktuar probleme te medha ne qarkullim dhe vargu i makinave ne te dy krahet arrinte te pakten nga 1 kilometer.Si pasoje e ketij bllokimi te rruges qarkullimi ka vazhduar vetem me nje korsi here njeri krah, here tjetri.Policia rrugore e Krujes ka ardhur menjhere ne vendngjarje dhe ka patur mjaft punë per perballimin e problemeve te shkaktuara.Policia thote se kjo ngjarje ka ndodhur si pasoje e mos zbatimit te rregullave teknike per trasportimin e mjeteve te renda si edhe kamioni ne te cilin ishte i ngarkuar eskavatori ka qene me shpejtesi mbi normat e lejuara.