Haxhinasto shtron iftar: Muaji i Ramazanit na bën më të mirë

Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto ka shtruar Iftar për natën e Kadrit në Elbasan, zona nga ku ai u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë, derisa la mandatin për postin që mban.Haxhinatos e cilësoi natën e Kadrit, më të rëndësishme, në kuadër të mësimeve të Kuranit, të cilat na bëjnë njerëz më të mirë duke ndarë ushqimin me personat në nevojë sic është simbolika e gjithë muajit të Ramazanit. Sipas fese islame, agjërimi në këtë dite konsiderohet i vlefshëm sa nje mije muaj.Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në toke dhe fillimin e shkrimit te librit te shenjte. Sipas klerikëve agjërimi dhe lutjet ndaj zotit ne këtë dite përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjate një viti.