Kanos me armë në gjëndje të dehur një shtetas në banesën e vet, arrestohet

Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës për kanosje ma armë zjarri të shtetasi tjetër.Kujtim Hotaj, banues në Malësi të Madhe u arrestua pas kallëzimit të bërë në komisariatin e Malësisë së Madhe nga shtetasi Q.R, 54 vjeç ,banues në Malësinë e Madhe.Ai ka deklaruar se është kanosur me armë “Atomatik” në banesë, ku shtetasi Kujtim Hotaj ka shkuar në gjendje të dehur në banesën e tij dhe e ka kërcënuar.Mënjëherë janë paraqitur shërbimet e Policisë ku kanë shkuar në banesën e shtetasit Kujtim Hotaj dhe kanë sekuestruar armën tip “Automatik”, model “Zastava” , me një krëhër në të, pa fishekë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe të zjarrit ”.