Udhëkryqi për Greqinë, masa shtrënguese, ose dalje nga Euro për 5 vjet

Ndërsa liderët e shteteve të eruozonës janë mbledhur për të zgjidhur krizën greke, qeverisë së Tsipras i janë parashtruar dy alternativa: plotësim i masave shtrënguese dhe reformave të thella, ose një dalje e përkohëshme prej 5 vitesh nga monedha e përbashkët, për të lehtësuar bisedimet e mëpasshme.Propozimi prej katër faqesh, i dalë pas mbledhjes së eurogrupit, ose ministrave të financave të eurozonës, i ka kaluar për shqyrtim krerëve të shteteve. Me të mëbrritur në Bruksel, kryeministri grek, Aleksis Tsipras, tha se në takimin e sotëm mund të arrihej një marrëveshje nëse të gjitha palët e duan një gjë të tillë, por pavarësisht optimizmit të tij dhe mbështetjes nga Franca, Iitalia, por edhe presionit amerikan mbi Gjermaninë, kancelarja gjermane Angela Merkel, pranoi se gjendja është tejet e vështirë."Nga njëra anë, kemi situatën ekonomike në Greqi dhe tatëpjetën që ka marrë muajt e fundit, por nga ana tjetër, kemi humbur monedhën më të rëndësishme, besimin. Kjo do të thotë që nuk do të kemi marrëveshje me çdo kusht"Më herët, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, anulloi samitin e BE-së, duke thërritur vetëm liderët e shteteve brenda monedhës së përbashkët, pasi propozimi i eurogrupit i kërkon Greqisë të rrisë edhe më shumë nivelin e TVSH-së, si dhe të ndërmarra reforma të thella në privatizime dhe sistemin financiar në mënyrë që të rihapen negociatat.Greqia kërkon nga kreditorët një program të ri shpëtimi prej 53,5 miliardë eurosh, por eurogrupi sugjeron se vendit do t'i duhen rreth 80 miliardë për të shmangur kolapsin, me kusht që në marrëveshje të përfshihet edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.Ora 22:45 Qeveria e Greqise: Plani i Eurogrupit, katastrofikQeveria e Greqisë  i ka konsideruar si poshtëruese dhe katastrofike për kriën planin e masave të Eurogrupit. Kancelarja Angela Merkal gjatë diskutimeve është shprehur kundër Greqisë, ndërsa Mario Draghi dhe presidenti frances Hollande janë shprehur pro.Ora 21: 45-12 pikat që Greqia duhet të miratojë nëse arrihet marrëveshja1. Riorganizim i  TVSH2. Zgjerimi i bazës tatimore3. Qëndrueshmëria e sistemit të pensioneve4. Miratimi i Kodit të Procedurës Civile5. Sigurimi i pavarësisë ligjore të ELSTAT6. Zbatimi i plotë i shkurtimeve automatike të shpenzimeve7. Krijimi i Bankës së Rimëkëmbjes dhe të miratohet direktiva8. Privatizimi i rrjetit të transmisionit të energjisë elektrike9. Veprimi i vendosur për kreditë me probleme10. Privatizim të agjencisë së pavarur HRADF11. Depolitizimi i administratës greke12. Rikthimi i institucionit të Trojkës në AthinëOra 21:10 Marrëveshja ende largMediat italiane duke iu referuar burimeve nga BE shkkruajne se marrëvshja është ende larg. Po sipas të njëjtave burime thuhet se ky samit duhet të jetë përfundimtar, prandaj pritet një natë e gjatë.Ora 19:10 Ministrat e Financave kërkojnë paketë shpëtimi 86 mld euro për GreqinëMeidat ndërkombëtare shkruajnë se janë duke u diskutuar dy drafte për Greqinë. E para Eurogrupi ka marrë parasysh një paketë shpëtimi për Greqinë për një shumë prej 82-86 mld euro dhe e dyta nëse nuk arrihet kjo marrëveshje atëhere Greqia do të dalë përkohësisht nga zona euro.111 Ora 17: 00 Martin Schulz: Nuk jam ndeshur me një situatë si kjo e Greqisë. Nëse BE do që të ketë një fuqi të besueshme, duhet të tregojsë se është e aftë të zgjidhë problemet e veta.shulzOra 16:00 Hollande: Nuk do të diskutohet dalja nga eurozona" Evropa të tregojë solidaritet me Greqinë. Shteti helen do qëndrojë brenda Eurozonës, s’do diskutohet dalja."Ora 15:45 Juncker: Unë do të luftoj deri në sekondën e fundit për një marrëveshje.Ora 15:30 Merkel: Jo marrëveshje me çdo kostoNuk do të jetë një marrëveshje me çdo kosto. Ne do të vlerësojmë nëse avantazhet peshojnë më shumë se disavantazhet. Negociatat do të jenë shumë të vështira.Ora 15:15 Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras ka deklaruar se sot mund të arrihet një marrëveshje nëse të gjitha palët do të bien dakord.samiti samiti 2"Nëse do BE  dhe të gjitha palët sot arrihet një marrëveshje. Unë jam i gatshëm për një kompromis të ndershëm. Borxh popujve që e duan Evropën e bashkuar dhe jo të ndarë."Përpjekja më e fundit e Greqisë për të shmangur daljen nga Eurozona dhe siguruar një program të ri shpëtimi trevjeçar ka marrë një goditje fatale mesnatën mes të shtunës dhe të dielës, pasi bisedimet u mbyllën pa asnjë marrëveshje.Ndërkohë që pala greke kërkon hua të tjera për të siguruar mbijetesën në këmbim të reformave, Finlanda mësohet t'i ketë refuzuar ato, ndërsa Gjermania ka bërë thirrje që vendi të qendrojë për të paktën pesë vjet jashtë monedhës së përbashkët.Eurogrupi do të mblidhet sërish sot, ndërsa pasdite rreth orws 16:00 do të nisë edhe samiti i krerëve të 19 shteteve pjesë të Eurozonës, për të vendosur fatin e Greqisë.Shefi i Eurogrupit, Jerun Dajselblum, tha se bisedimet ishin të vështira, pasi ka ende një sërë çështjesh të rendësishme që nuk kanë gjetur ende zgjidhje, duke venitur kështu shpresat e qeverisë helene për një shpëtim të sekondës së fundit, pavarësisht vlerësimit pozitiv që ka marrë propozimi i saj nga Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, të cilët madje rekomanduan një fond shtesë prej 80 miliardë eurosh, rreth 30 më shumë se sa kishte kërkuar vetë Greqia.Europe Greece Bailout“Ishin orë të vështira. Kemi diskutuar propozimet greke në thellësi, kemi dëgjuar të gjitha komentet nga institucionet, kemi dëgjuar komentet e shteteve anëtare. Ka një numër të madh çështjesh që kemi në tryezën e diskutimit ende të pazgjidhura. Ne do të vazhdojmë të dielën diskutimin. Kjo është e gjitha që unë mund të them për momentin “tha shefi i Eurogrupit.Ndërkaq shefja e FMN-së, Lagarde dhe kreu i Bankës Qendrore Europiane Mario Dragi lanë takimin pa dhënë asnjë koment për mediat, ndërsa Komisioneri i Çështjeve Monetare dhe Ekonomike u mjaftua duke deklaruar se: “Ai gjithnjë ka shpresë” .Në këtë pikë, të gjithë do t'i kenë sytë nga liderët europianë të cilët pritet të thonë pasdite fjalën e fundit.Sipas mediave britanike, kancelarja gjermane, Angela Merkel, është nën presion të madh nga Shtetet e Bashkuara për të toleruar Greqinë, e cila ka mbështetje edhe nga Franca dhe Italia.