Karkaleci merr arat, dëmtohen sipërfaqe me vreshta dhe perime

Dëmet nga karkaleci në rrethin e Gjirokastrës janë të konsiderueshme. Sipas ekspertëve të bujqësisë, ndonëse është bërë dezinsektimi, insekti vijon të jetë prezentë, madje në disa vatra kemi rishfaqje të karkalecit.Gjirokaster-Një sipërfaqe e konsiderueshme tokash bujqësore me perime dhe vreshtari në rrethin e Gjirokastrës është dëmtuar nga Karkaleci.Më problematike situata është në zonën e Valaresë dhe në  Libohovë. Ekspertë të drejtorisë së Bujqësisë në Gjirokastër, të ndihmuar edhe nga fermrët, kanë nisur dezinsektimin për zhdukjen e karkalecit.Qarku i Gjirokastrës edhe vjet ka pasur sipërfaqe të tëra të prekura nga karkaleci, madje këtë periudhë në shumë prej zonave të infektuara vatrat kemi rishfaqje, cka tregon së dezinsektimi një vit më parë nuk ka mundur të zhdukë vezët e depozituara në tokë.