Nuland nga Dubrovniku i dërgoi mesazhe Gruevskit dhe Zaevit

Ndihmës sekretarja amerikane Viktoria Nuland para mbërritjes në Shkup ka dhënë porosi të qartë që liderët politik në Maqedoni që të shfrytëzojnë mundësinë për të zbatuar marrëveshjen e 2 qershorit të arritur me ndërmjetësimin e eurokomisionerit për zgjerim Johannes Hahn.Zyrtarja amerikane duke folur në Forumin e Dubrovnikut kërkoi që liderët politik në Maqedoni të zgjidhin krizën politike dhe pas zgjidhjes së saj të përkushtohen në zgjidhjen e kontestit të emrit, për të hapur rrugën e perspektivës evroatlantike.“Porosia jonë drejt Maqedonisë është shumë e fuqishme. Para jush është një mundësi e madhe për unitet dhe prosperitet. Para jush është anëtarësimi në NATO dhe BE.Por, partitë e mëdha politike patjetër duhet të ndërpresin përplasjet e tyre dhe të drejtohen drejt rrugës së reformave demokratike që i përgaditi eurokomisioneri Hahn me mbështetjen e SHBA-ve, dhe më pas të fokusohen në zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Mos lëshoni këtë mundësi”, deklaroi Nuland. (INA)