Zyrtarja amerikane sot në Kosovë, takohet me Jahjagën dhe Veselin

Viktoria Nuland, zëvendës ndihmëse sekretarja amerikane e shtetit do vizitojë sot Kosovën dhe Serbinë, në kuadër të turit të saj ballkanik.Gjatë qëndrimit në Kosovë, Nuland do të takohet me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga.Në një njoftim nga Presidenca bëhet e ditur se Jahjaga do ta takojë Nulandin në zyrën e saj në orën 14:40.Nuland gjatë ditës do ta takojë edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.Axhenda e zyrtares amerikane vijon me datën 13 korrik në Shqipëri dhe Mal të Zi.Gjatë vizitës në vendin tonë, Nuland do të takojë krerët e shtetit dhe do të diskutojë mbi marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe ato të integrimit euroatlantik.Me 14 korrik Viktoria Nuland do të jetë në Maqedoni, më pas do të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe dhe me 17 korrik do të jetë në Bruksel.