Meta: Vota na tregon nevojën për stabilitet politik

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në analizën për zgjedhjet e 21 qershorit të strukturave të LSI-së në Qarkun Durrës. Duke folur para anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së, Meta e përktheu votën e 21 qershorit si nevojë për stabilitetin politik si dhe tha se nga vitet e tjera LSi ka patur rritje të ndjeshme.Nga Durrësi ku mori pjesë në analizën zgjedhore të strukturave të qarkut Durrës Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta e përktheu votën e 21 qershorit si një votë pro stabilitetit politik në vend.Ilir Meta: Të vazhdojmë të jemi faktor kryesor i stabilitetit në Shqipëri, sepse qytetarët kërkojnë besim, por ne duhe të vazhdojmë të kemi kërkesa më të mëdha ndaj vetes sonë për ta forcuar besimin e tyre ndaj nesh në të ardhmen dhe besim i tyre tek LSI do të thotë forcim i stabilitetit të vendit.Duke folur para anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së, z. Meta tha se rezultatet e arritura në zgjedhjet e fundit shënojnë një rritje të ndjeshme nga vitet e kaluara.Nën moton njerëzit duan zgjidhje, Kryetari i LSI-së Ilir Meta theksoi se fuqia kryesore e kësaj force politike është rinia dhe se u duhet dhënë më shumë mundësi për t'u afirmuar.