Mjekët më “0” kredite, Beqaj: Për 613 profesionistë të shëndetit vepruam sipas ligjit
196 mjekë, 49 farmacistë dhe 368 stomatologë u pezulluan për shkak se nuk kanë përmbushur edukimin në vazhdim dhe ishin zero kredite. Ndërkohë që me kreditet të paplotësuara janë 738 mjek, 140 farmacistë dhe 370 stomatologë.E gjithë kjo kategori profesionistësh të shëndetit do ti testohen në tetor provimit të ricertifikimit.Pezullimi i bluzave të bardha dhe testimi në vjeshtë ka shkaktuar debate në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha pezullimi i tyre është bërë sipas ligjit.
Ilir Beqaj: "Nga data 10 maj që kanë dalë rezultatet e ka përfunduar kontratën. Ngelemi pastaj tek diskutimi i nënshtrimit. Pikërisht të vetëdijshëm që nuk mund të ishim kaq drastik, erdhëm edhe në një fazë të ndërmjetme që është pezullimi".Ish-Ministri i Shëndetësisë, deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, u shpreh kundër provimit të ricertifikimit, komisonin e të cilit e krahasoi si një polici sanitare.Petrit Vasili: "Do kemi vetëm një polici sanitare ..."Albana Vokshi, kryetarja demokrate e Komisionit kërkoi të njohe se cilat janë shkaqet e ketij niveli të ulët të buzave te bardha.Albana Vokshi: "Kanë pasur mungesa financiare apo pamundësi për të lëvizur...?"Pyetjes nëse provimi i çertifikimit shkel kompetencat e urdhërave përkatës, Ministri i Shëndetësisë tha se janë marrë parasysh rekomandimet e grupeve të interesit dhe nuk ka mbivendosje kompetencash.