Vendimi i kreditorëve, grekët: Cilido qoftë verdikti, ne ndjehemi të poshtëruar
Ndërkohë që në Bruksel vazhdon beteja për të vendosur fatin e Greqisë, rreth 3000 kilometra më në jug qytetarët e Athinës ndihen të zemëruar dhe të poshtëruar nga partnerët europianë, të cilët e kanë të vështirë pranojnë propozimin grek, pavarësisht masave të forta shtrënguese që ai përmban.Veçanërisht i shënjestruar nga grekët është Ministri gjerman i Financave, Volfgang Shojble, i etiketuar edhe nga mediat kundërshtari më i fortë i planit grek dhe mbështetës i daljes së vendit nga Eurozona."Më intereson vetëm që të mos më poshtërojë Shojble dhe shokët e tij. Nuk më intereson dhramia apo ndonjë monedhë tjetër, mbështesim Kryeministrin në çdo vendim që ai merr. Tani ndihem pak keq, pasi nuk e di se çfarë do të arrijë Shojble"."Është e dukshme që këtu ka mungesë demokracie. Nuk kemi të bëjmë me partnerë, por me njerëz që mendojnë vetëm për të përfituar. Sigurisht që janë njerëz të tmerrshëm dhe gjithashtu ata kanë faj për gjendjen në të cilën ndodhet vendi"."Së fundmi Kryeministri i ka ofruar të gjitha, kaloi të gjithë kufijtë. Ai dëshiron që ne të dalim nga kriza edhe pse ne jemi viktimë e saj për disa vite tashmë".Ndërkohë që votuan kundër propozimeve europiane në referendumin e 5 korrikut, grekët panë sesi Parlamenti miratoi propozimet edhe më të ashpra të qeverisë helene, të cilat edhe pse nuk duken të mjaftueshme për kreditorët, kanë përhapur panikun në bizneset vendase, pasi do të rëndojnë në xhepat e tyre dhe mund të shkaktojnë pushime masive nga puna në sektorin privat.