Aksidentohet familja në Fier, kthehej nga dasma, vdes babai i dhëndrit
Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja u regjistrua rreth orës 05:00 në aksin rrugor Fier-Levan, ku një mjet Volkswagen Polo me targa AA 638 CZ është përplasur me një Porsche Cayenne me targa AA 200 JU.Një akisdent rrugor i ka marrë jetën 65-vjeçarit, Kujtim Guci, nga Vlora, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur.Familja Guci po kthehej nga Roskoveci ku ishin në dasmën e organizuar nga familja e vajzës që të dielën do të merrte nuse djali i 65-vjeçarit.Atomjeti që drejtonte dhëndri i ri u përplas me një tjetër mjet tjetër në aksin rrugor Fier-Levan.Automjeti tip "Volkswagen Polo" targë AA 638 CZ, ku udhëtonte viktima sëbashku me pjesëtarët të familjes u përplas me një automjet tip 'Porsche Cayen' me targa AA 200 JU.Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po lëviznin mjetet.[caption id="attachment_545674" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Mjetet e aksidetuara[/caption]