Ministri grek i Ekonomisë: Eurozona ka pranuar propozimet e Greqisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2015, 22:12
Sipas ministrit grek të Ekonomisë Giorgos Stathakis propozimet e Greqisë janë pranuar nga Eurozona. Për BBC, Stathakis tha se marrëveshja do të arrihet brenda 24 orëve dhe se besimi do të rindërtohet hap pas hapi.Ai tha se huatë afatgjate do të ndihmonte vendin të kalonte krizën e borxhit. Më pas Stathakis tha se me arritjen e marrëveshjes, bankat që qëndrojnë mbyllyr prej dy javësh do të hapen javën e ardhshme. Por ministri sqaroi se kontrolli mbi kapitalin do të mbetet në fuqi edhe pas hapjes së bankave.