Tusk anullon Samitin e BE, mblidhen vetëm liderët e Eurozonës

28 liderët e Bashkimit Europian nuk do të mblidhen në Samitin e parashikuar për sot, pasi do të ketë vetëm një takim të 19 krerëve të shteteve brenda Eurozonës, të cilët pritet të vendosin për fatin e Greqisë.Lajmin e konfirmoi vetë presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, përmes një postimi në Twitter, duke shprehur gjithashtu se bisedimet e liderëve të vendeve të monedhës së përbashkët do të nisin në orën 16:00 siç ishte parashikuar dhe do të vazhdojnë deri sa të zgjidhet çështja greke, duke vënë kështu në pikëpyetje edhe një konferencë për shtyp që Tusk dhe presidenti i Komisionit Europian, Zhan-Klod Junker, pritej të mbanin rreth orës 19:00.Ndërkohë, ka nisur takimi i 19 Ministrave të Financave të vendeve të Eurozonës, të cilët do të vazhdojnë bisedimet teknike të mbyllura pa sukses një natë më parë.