Hoteli historik në Detroit, ja si shembet me 100 kg eksploziv godina

Në vetëm pak sekonda, me një shpërthim të telekomanduar, hoteli historik "Park Avenue" në Detroit është shkrumbuar nga mbi 100 kilogram dinamit.Hoteli me 252 dhoma u shemb nga autoritetet vendore për t'i hapur rrugë ndërtimit të stadiumit modern të skuadrës së hokeit në akull të qytetit.Edhe pse hoteli i hapur në vitin 1920, ishte futur që prej vitit 1996 në listën e objekteve historike të qytetit, autoritetet vendosën për shembjen e tij pasi prej kohësh ishte thjesht një godinë e braktisur.hot1