Vrau bariun, arrestohet në pyllin e Gramozit 54-vjeçari, negociuan familjarët

Arrestohet autori i vrasjes së bariut 26-vjeçar Mario Laho në malin e Gramozit. (Ne foto: Vrasesi i bariut dhe policia kontroll ne pyll per vrasesin)54-vjeçari, Abas Isa, banues në Kreshovë është ndaluar rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në afërsi të pyllit në malin e Gramozit.Forcat e policisë kishin rrethuar të gjithë zonën prej ditës së djeshme, ndërsa kërkuan ndihmën edhe të homologëve grekë, nëse 54-vjeçari do të tentonte të kalonte kufirin.Policia e Korçës bën me dije se arrestimi i Isës u arrit edhe falë ndihmës e negociatave nga ana e familjarëve të tij.Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë, ku Abas Isa qëlloi me armë zjarri 26-vjeçarin Laho nga fshati Starje pas një konflikti për motive të dobëta.Ky i fundit ndërroi jetë në spitalin e Ersekës pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua nga plagët që kishte marrë.[caption id="attachment_545866" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Arma me te cilen vrasesi ekzekutoi bariun Ne foto: Arma me te cilen vrasesi ekzekutoi bariun[/caption][caption id="attachment_545867" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Arma me te cilen vrasesi ekzekutoi bariun Ne foto: Arma me te cilen vrasesi ekzekutoi bariun[/caption]