Arrestohet 36 vjeçari shqiptar, jepte para me fajde
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2015, 17:04
Policia investigative e qytetit të Savonës ka arrestuar shqiptarin 36 vjecar Disho Paska me akuzën e dhënies së parave me fajde në interes 180%.Shqiptari Disho Paska me rezidencë në qytetin e Astit në Itali ushtronte këtë aktivitet ilegal prej gati dy vitesh duke i dhënë para borxh e me përqindje interesi mjaft të lartë, sipërrmarrësve italianë në vështirësi ekonomike.Ky arrestim është pjesë e një operacioni të përgjithshëm nisur disa muaj më parë nga Policia Italiane kundër fenomenit të fajdes e pasojave ekonomiko-psikologjike që ky fenomen u shkakton viktimave të tij.