Basha akuzon qeverinë për vjedhje të të ardhurave
Kryetari i PD, Lulzim Basha kërkoi hetim nga Prokuroria për defiçitin e krijuar në buxhetin e shtetit vetëm 6 muajt e fundit.Në mbledhjen e grupit parlamentar, Basha akuzoi kryeministrin Rama se nuk po bën transparencë për 150 mln dollarë që sipas tij janë vjedhur në tatime dhe dogana përmes kontrabandës.Lulzim Basha: Rreth 800 ton cigare më pak se mesatarja vjetore janë zhdoganuar që nga fillimi i këtij viti. Që do të thotë gjysma e sasisë që importohet ka hyrë kontrabandë. Opozita do të thërrasë me urgjencë para Komisionit Të Ekonomisë dhe Financave ish drejtorin e hetimit tatimor.Sipas Bashës, paratë që mungojnë janë përdorur për fushatën zgjedhore të dyshes Rama-Meta.Lulzim Basha: Është vetë në krye të kupolës që përfiton nga rrjedhja e parave jashtë sistemit legal, para që në një masë të caktuar u përdorën për të blerë vota dhe influencuar në zgjedhje.Basha akuzoi Ramën edhe për projëektin kombëtar duke thënë se me pseudokonkursin ai tregoi se është padroni i gjithëpushteteve.Lulzim Basha: Nuk ka ndodhur që projekti i mbajtur i fshehtë të nxirret nga sirtari, të shpallet dhe të lançohet pa përfunduar akoma procesi zgjedhor, pa bërë dorëzimet kryebashkiaku në detyrë dhe pa marrë detyrën kryebashkiaku i ri dhe para çdo projekti tjetër të premtuar në fushatë nga ai.Gjatë mbledhjes së grupit Basha rikonfirmoi se opozita do të vijojë betejën për dekriminalizmin.