Dyndje fëmijësh në pediatrinë e Elbasanit dhe Lushnjes

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë shtuar rastet e fëmijëve të prekur nga virozat që shfqet me temperaturë të lartë dhe bark e të vjella. Mjekët pediatër apelojnë të shmanget ekspozimi në diell nga ora 11:00-17:00.Luhatjet e temperaturave kanë sjellë fluks të vegjlish të sëmurë në repartin e pediatrisë në Elbasan, ku çdo ditë paraqiten të paktën 70 raste me temperaturë të lartë dhe probleme gastro-intestinale.Pothuajse e njëjta situatë është edhe në pavionin e Pediatrisë në Lushnje. Dhjetëra fëmijë vijnë cdo ditë, bashkë me moshat e treta. Mjekja pediatre u apelon nënave të bëjnë kujdes me hidratimin e të vegjëlve dhe shmangien e diellit në kohën e pikut.Këshillat e bluzave të bardha janë për të shmangur ambientet e ekspozuara nga dielli nga ora 11:00-17:00, si edhe duhet konsumuar sa më shumë ushqim i freskët.