Tahiri: Merkel shembull ekzemplar, respektoi rregullat e qarkullimit rrugor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2015, 20:56
Vizita e kancelares Angela Merkel është sjellë në vëmendjen e opinionit publik edhe nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili e ka parë në një këndvështrim tjetër, atë të respektimit të regullave të qarkullimit rrugor.Ministri Tahiri, nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook, shprehet se “Kancelarja Merkel dha shembull ekzemplar duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor edhe pse në delegacion zyrtar. Mësim për të gjithë! Faleminderit Znj. Merkel”. Këtë postim Tahiri e ilustron edhe me një foto.Eskorta e kancelares Angela Merkel nuk u kthyer përpara kryeministrisë, por zbatoi rregulloren duke kryer rrotullimin në sheshin “Nënë Tereza”