Renzi bisedë telefonike me Obamën për krizën në Greqi dhe terrorizmin
Pas takimit të djeshëm me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin, Kryeministri italian Matteo Renzi zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin amerikan Barack Obama. Në një komunikatë zyrtare shtypi të shpërdarë gjatë natës nga Shtëpia e Bardhë, informohet se në qëndër të kësaj bisede ishte situata në Greqi si dhe lufta kundër terrorrizmit.Si presidenti amerikan ashtu dhe kryeministri italian mbështesin idenë e rëndësisë së madhe që ka puna e të gjithëve për ta kthyer Greqinë në rrugën e reformave e financimeve, vetëm falë të cilave mund të arrihet rimëkëmbja ekonomike e mbështetja për përballimin e borxhit brenda eurozonës.Obama e Renzi kanë konfirmuar se stafi i tyre i punës është në kontakt të vazhdueshëm në monitorimin e përditshëm të situatës në Greqi e gjëndjen në të gjitha tregjet financiare. Të gjithë, lider, institucione e shtete duhet të luajnë një rol të caktuar në arritjen e një marrëveshjeje me Greqinë.Duke kujtuar rrugën e ndjekur nga qeveria italiane për të kapërcyer situatën e vështirë ekonomike në të cilën gjëndej vendi një vit më parë, vetëm me anë të kryerjes së reformave strukturale, respektimit të plotë të rregullave e në sakrificat e mëdha të popullit italian, Matteo Renzi shpreson që dhe Greqia të kuptoj se e është e vetmja mënyrë për të dalë nga gjëndja në të cilën ndodhet."Problemi i vërtetë i Europës është rimëkëmbja ekonomike për të gjitha vendet e jo taksa e vlerës së shtuar për ishujt greke", tha dje në Berlin gjatë takimit me Kancelaren Merkel, kryeministri italian, duke shprehur hapur para gazetarëve se aktualisht preokupimi i tij i vvërtetë është terrorizmi e rreziku nga kërcënimi i tij.Lufta kundër terrorizmit qe dhe një nga temat qëndrore të bisedës telefonike mes Obamës e Renzit.