“Pikëpresja”, tatuazhi për ata të cilët kanë zgjedhur të jetojnë…!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2015, 19:15
“Pikëpresja përfaqëson një fjali që autori mund ta ketë përfunduar, por që ka vendosur për ta vazhduar…”. Ky autor je ti, dhe “fjalia” është jeta jote!Pikëpresja, në tatuazhe të vërteta ose të bëra me stilolaps , është kthyer në “protagoniste” e jetës sociale këto ditë.Qindra përdorues të Twitter-it, Instagramit, vazhdojnë të postojnë foto që mbajnë shënimin e pikëpresjes në trupin e tyre. Kjo nuk është diçka e kotë siç mund tu duket në vështrim të parë, por është një fushatë ndërkombëtare e quajtur “ Projekti Pikëpresje”.Iniciativa inkurajon të gjithë ata që kanë përjetuar depresion, ankth apo mendime për vetëvrasjeje. Kjo simbolizon vendimin për të mos e ndërprerë jetën, pavarësisht vështirësive!