Hoffman: Korrupsioni e mungesa e drejtësisë po largojnë investitorët
Niveli i lartë i korrupsionit dhe mosgjetja e drejtësisë, jan kthyer në problem për investitorët e huaj të cilët në shumë raste mendojnë largimin. Ky ka qënë mesazhi I fortë i ambasadorit gjerman Helmut Hoffman, rezervuar për tryezen e konsultimit publik të reformës në drejtësi. Hoffman tha se në dijeni të këtij shqetësimi është dhe kancelarja Merkel.Ambasadori gjerman, Helmut Hoffman, në tryezën për reformën e drejtësisë në Durrës, lëshoi alarmin për largimin e investitorëve të mëdhenj, për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit në vend."Nuk janë vetem autoritetet në vend, por dhe përvoja ime si Ambasador apo komuniteti i biznesit qe janë te pakenaqur shumë me situatën. Unë takoj sipërmarrës të mëdhenj gjerman në Shqipëri që më flasin për korrupsion.Kjo pengon investimet e medha, nuk kanë garanci për investimet e tyre dhe në shumë raste shprehen të gatshëm për tu tërhequr nga vendi”.Ambasadori gjerman njoftoi se ky shqetësim është bërë prezent dhe në takimin e kancelares Merkel me kryeministrin Edi Rama.“Kancelarja Merkel kur u takua me Kryeministrin, problemin e drejtësisë e vendosi ne qende të bisedës së saj. Ndaj kohët e fundit në jemi fokusuar shumë në këtë problematikë”.Teksa ngriti shqetësim për pandëshkueshmërinë e korrupsionit në nivelet e larta, përfshirë drejtësinë, Hoffman tha se reforma është një domosdoshmëri për të përmirësuar situatën në vend dhe për të vendosur barazinë para ligjit për të gjithë.“Kam degjuar shumë per korrupsionin, por qe nga korriku i 2013-ës që jam këtu nuk kam degjuar që një gjyqtar i vjeter të jetë proceduar apo denuar për korrupsion”.Ambasadori i OSBE-së, Florian Rauning, i pranishëm në konsultimin publik, e vuri theksin tek efiçenca e sistemit të drejtësisë.“Efiçenca është thelbësore për të vënë të drejtën në vend: drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar. Kjo është përgjegjësi e përbashkët: edhe pse janë gjyqtarët ata që e administrojnë një çështje, avokatët, palët në proces, dëshmitarët dhe të tjerët duhet të kontribuojnë për efiçencën e procesit gjyqësor. Kjo ndodh edhe me sistemin e menaxhimit aktiv të çështjeve në Gjykatat e Rretheve Gjyqësore Krujë, Korçë, Tropojë dhe Pukë, me mbështetjen e Prezencës dhe të USAID JuST, bashkë me Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Ministrinë e Drejtësisë.Efiçenca është e rëndësishme edhe për integritetin. Për të qenë në lartësinë e sfidës, Shqipërisë i duhet një plan zbatimi”.Pas përmbylljes së fazës së parë, asaj të evidentimit të problemeve, grupi i ekspertëve ka ndërmarrë nismën për konsultimet publike për të kaluar në fazën e dytë, atë të propozimeve konkrete të ndryshimeve ligjore.