Princi i Arabisë ofron 28,8 miliardë euro për bamirësi

Princi miliarder i Arabisë Saudite, Alwaleed bin Talal ka deklaruar se do të dhurojë pasurinë e tij prej 28, 8 miliardë eurosh, ose 32 miliardë dollarë për bamirësi.Prince Alwaleed është 60 vjeç dhe është një nga njerëzit më të pasur në botë. Ai tha se është frymëzuar nga Fondacioni Gates, i ngritur nga Bill dhe Melinda Gates në vitin 1997.Paratë do të përdoren për të “nxitur mirëkuptimin kulturor”, “për të fuqizuar gratë”, dhe “për të ofruar lehtësime në raste fatkeqësish”.Gates e vlerësoi vendimin, duke e quajtur atë një “frymëzim për të gjithë ata që punojnë në filantropi në mbarë botën”.Princi Alwaleed renditet sipas revistës “Forbes” në vendin e 34, në listën e njerëzve më të pasur në botë.Paratë do të shkojnë për organizatën bamirëse të princit, “Alëaleed Philanthropies”.“Filantropia është një përgjegjësi personale, të cilën unë e fillova më shumë se tre dekada më parë dhe është një pjesë e brendshme e besimit tim islam”, tha ai në një deklaratë.Deklarata e princit Alwaleed vjen gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, kur myslimanët inkurajohen të bëjnë bamirësi për të ndihmuar nevojtarët.