NDOTJA E SHKUMBINIT PWRBWN RREZIKSHMWRI PWR QYTETARWT
Ndotja në lumin Shkumbin vijon në të gjithë gjatësinë e tij nga Përrenjasi deri në grykderdhjen e tij në Adriatik. Qytetarët dhe firmat e ndërtimit janë ndotësit më të mëdhenj.Këta të fundit pas kryerjes së punimeve hedhin mbeturinat dhe inertet në shtratin e tij. Inspektoriati i Mbrojtjes së Mjedisit konfirmon se ndotja është alarmante.Krenar Kaja: “Lumi Shkumbin është i ndotur nga Prrenjasi deri në Peqin. Kemi vendosur edhe disa gjoba, rreth 15 milion lekë të reja gjoba subjekteve të inerteve dhe lokaleve të ndryshme që bëjnë shkarkimin e ujërave të zeza në ambjente publike”.Ndotja në lumin Shkumbin është aq e lartë sa inspektori Kaja kërkon që të mos shfrytëzohet as peshkimi.Krenar Kaja: “Qytetarëve u kemi thënë disa herë nëpërmjet mediave që të mos lahen në lumin Shkumbin, edhe kur bëhet fjalë për peshkun të mos e blejnë sepse ësstë i ndotur”.Dermatologia, Desantila Tahiraj, bën thirrje për kujdes pasi qytetarët që frekuentojnë lumin mund të marrin infeksione të ndryshme.Tahiraj: “Ekspozimi i lëkurës është më i madh dhe infeksionet që shkaktohen në të janë më të mëdha. Do t’ i rekomandonim që ata të frekuentojnë ambjente që janë higjenikisht të pastra”.