Fier, trotuari bëhet treg bulmeti e fruta-perimesh

Në Fier, tregtarët ambulantë të ardhur nga fshatrat përreth, cdo mëngjes zaptojnë trotuarin në lagjen "Kastriot" në përpjekje për të shitur produktet e tyre bujqësore e blegtorale. Produktet tregtohen përtokë.Fier-Rreth 100 metra trotuar nga të dyja anët pranë tregut të fruta-perimeve në lagjen "Kastriot" është tejmbushur me tregtarë ambulantë që vijnë nga fshatrat pranë Fierit, ku tregtojnë prodhimet e tyre bujqësore e blegtorale.Vec faktit se pengojnë lëvizshmërinë e qytetarëve, tregtimi  është jashtë standarti higjeno-sanitarÇmimet e ulta u bëjnë konkurencë tregtarëve të tjerë që shesin në tregun aty pranë,  edhe pse duhet të largohen nga policia bashkiake në bazë të një vendimi të miratuar muaj më parë nga këshilli bashkiak.Nga policia bashkiake askush nuk pranon të prononcohet apo të japë informacione mbi këtë problem.