Konçesionet, Braçe: Janë kthyer në kosto për qytetarët; Bode: S’dini t’i shfrytëzoni
Konçesionet janë kthyer përsëri në një pikë diskutimi mes mazhorancës dhe opozitës.Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, akuzoi opozitën se i ka ngarkuar qytetarët me kosto vetëm si pasojë e dhënies së shërbimeve me konçesione.Braçe: “Kanë marrë qytetarët koston te pulla fiskale, tek ngjyrosja dhe ngjyrimi i karburanteve, kontrolli i shërbimit të automjeteve”.Ish-Ministri i Financave, Ridvan Bode, nga ana tjetër deklaroi se qeveria nuk di të shfrytëzojë konçesionet e dhëna, duke marrë si shembull markimin e karburanteve.Bode: “Kompania konçesionare ka njoftuar qeverinë dhe i thotë se 20% e naftës së tregtuar nuk vjen nga detaksimi, pra nuk kanë paguar taksat”.Ndërsa Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, iu kundërvu ish-Ministrit demokrat, kur i kujtoi dështimin e konçesioneve me HEC-et.Ahmetaj: “Kanë ardhur jo me projekt, por kanë abuzuar të drejtën korruptive të kontaktit me administratën e lartë dhe drejtuesit e Ministrive. Kanë dështuar se nuk kanë pasur financime, patjetër, çfarë është kjo? Ti japësh konçesion dikujt pa mbështetje financiare çfarë është? Abuzivitet është, korrupsion është”.Ndryshimet në ligjin e konçesioneve sjellin proçedura më të shkurtuara për një dosje më të plotë ligjore.