Gjendet i pajetë pranë HEC-it ku punonte, viktima një 44-vjeçar nga Kukësi
Një 44-vjeçar nga Kukësi me banim në Durrës është gjetur i vdekur pasditën e së mërkures, pranë vendit të punës në fshatin Shëngjin në komunën e Fanit në Mirditë.Viktima është identifikuar si Ibsen Elezi, i cili ishte punonjes i Hidrocentralit që po ndërtohet nga një firmë turke në këtë zonë të Mirdites.Ka qenë një punonjës tjetër i cili ka pikasur 44-vjeçarin e vdekur dhe e ka dërguar në Spitalin e Kukësit, ku po i nënshtrohet edhe mjekësisë ligjore.Përsoni i cili e ka dërguar në spital ka dëshmuar se 44-vjeçari është aksidentuar gjatë punës, duke i sjellë edhe vdekjen e menjëhershme.Në lidhje me ngjarjen policia e Mirdites ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit në punë që i mori jeten 44-vjeçarit Elezi.Nga ana tjetër Inspektoriati i Punes në Lezhë i cili mbulon edhe rrethin e Mirdites nuk ka dhënë asnjë shpjegim për ngjarjen edhe pse është insitucioni kryesor që merret me sigurinë e punonjësve në punë.Ky është viktima e 4 në harkun kohor të një viti që humb jeten gjatë punës për ndërtimin e HEC-it në Mirditë, kjo për shkak se kushtet ku punohet lënë shumë për të dëshiruar dhe nuk ka asnjë element teknik për mbrojtjen e jetës së punëtorëve.