“Rrëzon” LSI për Vorën, Manjani: Fenomeni ekziston, KQZ thotë s'jemi kompetent
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën ankimore të LSI-së për proçesin zgjedhor në bashkinë e Vorës.Fatin e kërkesës së LSI-së e vendosi kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi, e cila bashkoi votat me tre anëtarët e opozitës.Luzi e ka arsyetuar vendimin me faktin se nuk është në kopetencat e këtij institucioni të hetojë shtimin fiktiv të numrit të zgjedhesve që sipas LSI kanë ndikuar në rezultatin final në të cilin doli fitues kandidati i djathtë Fiqiri Ismaili me 258 vota kundrejt kandidatit të majtë Luan Sallaku.Ky vendim i KQZ-së lë në fuqi atë të marrë më herët nga KZAZ-ja e Vorës e cila shpalli fitues kandidatin e opozitës, Fiqiri Ismaili.Pas vendimit, reagoi nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, i cili tha për mediat se KQZ me këtë vendim pranoi fenomenin e zgjedhësve fiktivë në Vorë.Ai shtoi se LSI do ta ndjekë çështjen në instanca të tjera.Manjani: “ Më vjen jashtëzakonisht mirë që anëtarët e KQZ në kor, pavarëisht përkatësisë politike ranë të gjithë dakord që ka një fenomen në Vorë, por jo vetëm, ka një fenomen që ka të bëjë më transferimin e zgjedhësve për arsye politike por që me shumicë KQZ mendon se nuk është kompetent për ta zgjidhur këtë çështje. Në do ta kërkojmë këtë komptencë, nuk e lëmë kështu evazive, sigurisht ka prokurori, gjykata, ka instanca të tjera. Ne të do të bëjmë të gjithë konsultimet e nevojshme me ekipin e juristëve në parti pas kësaj për të arritur në konkluzionet e duhura”.Manjani: 420 votues jo banues të Vorës ndryshuan rezultatinPërfaqësuesi i LSI në KQZ, Ylli Manjani tha se LSI është e bindur se zgjedhjet në Vorë janë të pavlefshme, pasi 420 votues jo banorë në Vorë kanë votuar më 21 qershor.“LSI është e bindur se zgjedhjet në Vorë janë të pavlefshme dhe se kanë votuar njerëz që nuk janë banues në Vorë. Të paktën 420 persona jo banues në Vorë kanë votuar më 21 qershor, të cilët e kanë ndryshuar rezultatin. Sipas ligjit e ka detyrë Bashkia të shkojë të verifikojë ku janë këta njerëz fizikisht keta njerëz “Po ashtu Manjani tha se konfliktin e kanë me menaxhimin e procesit dhe jo me kreun e bashkisë.“Kemi konflikt me menaxhimin e procesit zgjedhor jo me kreun e bashkisë. Nuk kemi hapur gjyq ndaj kryetarit të Bashkisë Vorë”Një ditë më parë, pretendimet e kandidatit për kryetar bashkie të Këlcyrës, Bujar Fezga, KQZ i rrëzoi pasi argumentat nuk janë të mbështetura në fakte, ndërsa ka lënë në fuqi vendimin e KZAZ-s me nr 75.Më tej Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar kërkesat ankimore për zgjedhjet lokale në bashkinë e Pukës, duke rrëzuar pretendimet e opozitës për pavflefshmëri të proçesit.