Dorëhiqet nga detyra tek Tatimet, Ahmet Prençi: Akt moral dhe ligjor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2015, 21:53
Dorëhiqet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm i Hetimit Tatimor, Ahmet Prençi. Lajmin për dorëheqjen e ka bërë me dije vetë zoti.Prençi në faqen e tij zyrtare në fb, ku bën me dije se i ka paraqitur letrën e dorëheqjes Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Briselda Shehaj, ku i shpjegon dhe arsyet e largimit,por që nuk ka preferuar ti ndajë me publikun.Duke shmangur komentet e tepërta, Prençi thekson se dorëheqja e tij është një akt moral, ligjor dhe administrativ.