Fushë-Krujë, qentë e rrugës pushtojnë qendrën e qytetit
Në Fushë Krujë, qentë e rrugës të shumtë në numër janë kthyer në rrezik për banorët dhe në vecanti për fëmijët. Përvec lëndimeve nga kafshimet rrisin mundësinë e marrjes së sëmundjeve si leshmanjoza apo tërbimi.Qentë e rrugës në qytetin e Fush-Krujes janë shtuar nga viti ne vit dhe sot janë shndërruar në një rrezik serioz për banoret dhe në veçanti për fëmijët.Banorët tregojnë se në shumë raste qentë e rrugës përvecse kanë sulmuar fëmijët, kanë shtuar dhe frikën e marrjes së semundjeve si terbimi,leshmanjoza,etj. Banorët kërkojnë nga bashkia gjetjen e një zgjidhje emergjente.Jashtë kamerave, përfaqësues të bashkise së Fushë-Krujës thonë se nuk kanë fonde per ti grumbulluar qentë e rrugës në një vend të posacëm, por as nuk mund t'i eleminojnë pasi veprimi nuk lejohet nga organizatat në mbrojtje të kafsheve.