Lezhë,ura e vjetër makth për banorët, ndotje akustike për shkak të devijimit të rrugës

Lëvizja e automjeteve në qytetin e Lezhës është devijuar për shkak të punimeve që po kryhen në qëndër.Tashmë automjetet duhet të përdorin urën e vjetër në lagjen "Skëndërbeg" për të hyrë dhe dalë nga ky qytet. Ky fakt ka sjellë ndotje të lartë akustike për banorët e zonës.Kjo situatë është kthyer në një makth të vërtetë për banorët që jetojnë pranë urës së vjetër mbi lumin Drin, ndërsa kërkojnë që sa më parë të gjendet një zgjidhje.Ura është rikostruktuar 1 vit më parë nga bashkia e Lezhës, ndërhyrje që prishi plotësisht arkitekturen e saj.Në vend të dërrasave në urë u vendosen llamarina, të cilët tashmë janë kthyer në shqetësimin kryesor të banorëve.