"Adriatic Start Up School", projekti që ofron mundësi shkollimi për të rinjtë

40 të rinj të cilët kanë përfunduar studimet do të kenë mundësi të paraqesin idetë e tyre të cilat në të ardhmen mund të kthehen në sipërmarrje konkrete.Kjo falë projektit Ecapital Culture - Adriatic Start Up School , që sipas ambasadorit italian Gaiani është një mundësi që i hap rrugë bizneseve shqiptare.“Kjo nisëm ka për qëllim promovimin e ideve në fushën e kulturës dhe turizmit si dhe bashkëpunimin në makro-rajonin Adriatiko-Jonian.Të rinjtë do të sjellin idetë e tyre të cilat lidhen me kulturën dhe trashëgiminë kulturore të një vendi. Shpresojmë shumë që shqiptarët të fitojnë sa më shumë të jetë e mundur duke mbajtur lart emrin e vendit të tyre”.Aplikimet për paraqitjen e projekt-ideve janë hapur në 15 qershor e mbyllen në 20 korrik dhe fituesi do të përfitojë një bursë prej 7 mijë eurosh.