Sejko: FMN-qeveri ende diskutime për buxhetin, shpenzimet janë rritur

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka bërë të ditur se qeveria dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar janë ende në diskutime për ndërhyrjet që i duhen bërë buxhetit. Misioni i FMN-së u largua një ditë më parë, ndërsa pritet të rikthehet. Ndërkohë Guvernatori parashikoi një ecuri më të mirë të ekonomisë në pjesën e dytë të vitit, ndërsa vlerësoi se shpenzimet nga qeveria janë rritur, ndërsa konsumi në vend mbetet i dobët.Tiranë-Misioni i FMN-së u largua nga Shqipëria pa rënë dakord me qeverinë shqiptare për ndërhyrjet që do t’i bëhen buxhetit.I pyetur nga gazetarët, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka deklaruar se institucioni që drejton ka përmbushur të gjitha rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa bisedimet me qeverinë vijojnë.Sejko: “Nuk është se ka ndonjë problematikë konkrete, gjithçka është në periudhë studimi dhe do të përmbyllet në misionin e radhës që do të vijë në Shqipëri”.Kreu i Bankës së Shqipërisë ka deklaruar se shpenzimet nga buxheti janë përshpejtuar, ndërkohë që konsumi dhe investimet private mbeten të dobëta.Sejko: “Këto banka janë me vetëfinancim. Nuk kanë nevojë të furnizohen me fonde nga bankat mëmë, pasi janë të pavarura në aktivitetin ekonomik”.Përpara gazetarëve, Guvernatori Sejko ka dhënë edhe një herë garancitë për mosprekjen e sistemit bankar shqiptar nga kriza greke, duke sqaruar edhe masat mbrojtëse që janë marrë.Sejko: “Shpenzimet publike shënuan një rritje të lehtë vjetore. Familja dhe biznesi shfaqën një kërkesë të ulët për financimin e konsumit dhe të investimit me kredi bankare”.Banka e Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar në 2% normën bazë të interesit për lekun, ndërsa ka parashikuar një gjallërim të ekonomisë në pjesën e dytë të vitit.