Kosovë, Limaj thirret nga prokuroria edhe pas aktakuzës

Deputeti i Kosovës Fatmir Limaj, është thirrur sot në prokurori ku do të merret në pyetje nga prokurori special, Johannes Pickert, kanë bërë të ditur burime nga EULEX-I për mediat kosovare.Limaj është thirrur nga prokuroria, e cila tashmë ka ngritur aktakuzë kundër tij për korrupsion.Marrjen në pyetje e ka konfirmuar avokati i Limajt, Tahir Rrecaj.“Po, kemi marrë një thirrje për të mërkurën në orën 10:00. Nuk e kemi të qartë këtë, sepse aktakuza tashmë është ngritur”, ka thënë Rrecaj.