Qiproja në telashe me taksat dhe depozitat

Qipriotët kanë mbetur të shokuar nga nisma e qeverisë për një taksë 10 përqind mbi kursimin, si masë për paketën e shpëtimit prej 10 miliardë eurosh të dakorduar një ditë më parë në Bruksel.Marrëveshja e arritur me partnerët euro dhe FMN-së shënon një largim radikal nga paketa e mëparshme e ndihmës ndërkombëtare. Njerëzit me më pak se 100 mijë euro në bankat qipriote do të paguajnë një taksë prej 6.75 për qind, ndërsa ata me më shumë gjendje në llogarinë e tyre 9.9 për qind. Kjo pritet të rrisë 5.8 miliardë euro të ardhurat shtesë.Presidenti Nikos Anastasiades mbrojti këtë si një hap të "dhimbshme", Iimarrë për të shmangur falimentimin e vendnit.“Duhet të bënim një zgjedhje ose ndërmjet një skenari katastrofik të falimentimit të çrregullt ose skenartë dhimbshëm, por të kontrolluar të krizës" tha lideri qipriot, i cili u zgjodh muajin e kaluar me premtimin për të trajtuar krizën e borxhit të venditQipro është vendi i pestë, pasi Greqia, Republika e Irlandës, Portugalia dhe Spanja kërkuan ndihmë finaciare për tejkalimin e krizësVendi ka qenë në vështirësi financiare që nga rënia e ekonomisë greke, ku bankat qipriote kishin investime të mëdha.