Serbia përballë vendimeve të rënda

Serbia detyrohet edhe nje herë të përballet me vendimet e rënda, si ajo e marrëveshjes me Kosovën dhe ndryshimet që duhet të kryej brenda vendit në mënyrë që të plotësohen pikat e kërkuara nga BE për t'iu hapur drita jeshile e negociatave për antarësim në Bashkimin Europian.Për Serbinë bisedimet me Kosovën janë një shans i mirë për hyrjen esaj ne BE por edhe për BE-në është një rast historik që dëshmon se çështje të tilla smund të zgjidhen me marrëveshje dhe kompromise", shprehet  drejtori i Drejtorisë për Zgjerimin e BE-së, Pierre Mirel.Duke folur për vështirësitë dhe të kaluarën, Mirel tha se "Asnjë vend nuk e ka pasur të lehtë që të përballet me të kaluarën e vet. Serbia ka bërë hapa të rëndësishme në bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës dhe vendosjen e themeleve për pajtim në rajon. Serbia tani po përballet me kushtin e dytë të rëndë - çështjen e Kosovës. Ne jemi të impresionuar me vendosmërinë e qeverisë në Beograd për dialog dhe presim një zgjidhje pozitive, tha Mirel.Takimi dyditor që nisi të Hënën në Bruksel midis anëtarëve të parlamentit  të Bashkimit Evropian dhe Serbisë, është një shans i mirë për shkëmbimin e mendimeve lidhur me pozitën e Serbisë dhe rrugën e saj drejt integrimit në BE. "Takimi është me rëndësi, sepse këtu ka shumë njerëz që e kuptojnë mirë situatën e Serbisë dhe duan të shohin përparime në vendin tonë", pohon Milica Deleviç, udhëheqëse e delegacionit serb, i cili në Parlamentin Evropian po bisedon për reformat në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformat në ekonomi, raportet mes vendeve të rajonit dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.