Alket Rizai:Kësaj here nuk më eci, por ndoshta një herë tjetër

Mediat greke nuk i kanë kushtuar shumë vëmendje të riut shqiptar Alekt Rizai që për 24 orë mbajti peng pesë punonjës të burgut Malandrinos.Rizai i tha fund thriller-it të tij thonë burime nga autoritete greke pasi nuk dispononte as armë dhe as eksploziv, duke shuar kështu ëndërrën e tij për arratisje siç pretendonte."Rezultoi se ishte blof. Por ne nuk mund të rrezikonim në asnjë rast", deklaroi drejtori policisë gjeneral major Apostolos Kaskanis, pas dorëzimit të Rizait."Rizai u detyrua të dorëzohet pasi e kuptoi që në asnjë rast nuk kishte për t'u plotësuar kërkesa e tij",  tha oficeri i lartë i policisë greke duke mos dhënë detaje të tjera."Kësaj here nuk më eci, por ndoshta një herë tjetër", citohet t'i ketë thënë Rizai oficerit që po negocionte me të për lirimin e pengjeve dhe zgjidhjen e situatës. Pak sekonda më parë, Rizai kishte liruar pengjet dhe pastaj u dorëzua.I riu shqiptar Alekt Rizai nuk kishte me vete eksploziv, por vetëm një radio dore, e cila ishte marrë se ishte bomba që do të mund të aktivizohej me telekomandim.Mediat greke shkruajnë se pesë punonjësit e burgut që i mbajti  peng për 24 orë, janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa të tjera kanë ndërtuar edhe skenën e ngjarjes.Çështja që mblodhi rreth vetes interesimin e opinionit grek dhe shqiptar për 24 orë, filloi mbrëmjen e të shtunës, në ora 20.30, kur u bë e ditur se Rizai kishte marrë peng gjashtë punonjës të burgut të Malandrinos në Greqinë qendrore, ku ai vuante një dënim të dyfishtë me burgim të përjetshëm.Ai kërkoi që në momentin e parë një makinë me qëllim që të largohej, duke kërcënuar se në të kundërt do të hidhte në erë burgun.