Mediat serbe:Kosova dhe BE kanë arritur një marrëveshje

BE dhe Prishtina janë pajtuar për një draft prej 10 pikësh për marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit?Sipas burimeve të ditores serbe Blic, ky propozim iu dorëzua autoriteteve në Beograd, që ata të japin vërejtjet e tyre. BE dhe Prishtina do të kërkojnë nga Serbia të mos pengojë pranimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, duke lënë mundësi për një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit që do të zëvendësojë atë 1244.Sipas draftit, Bashkimi Evropian dhe Prishtina propozojnë që në veri të Kosovës serbëve t'ju lejohet formimi i Rajonit Evropian - Veriu i Kosovës, në vend të asociacionit të komunave që kërkon Beogradi. Ky rajon do të ketë një pjesë të përgjegjësive, madje edhe një Gjykatë të Apelit, por i tërë rajoni do të inkorporohet plotësisht në institucionet e Kosovës.Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të promovojë stabilitetin, paqen dhe pajtimin në Ballkanin Perëndimor, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të integrimit evropian të të dyja palëve. Ajo paraqet një normalizim thelbësor të raporteve të tyre, duke përmirësuar kështu sigurinë e qytetarëve të tyre dhe përmirësimin e kushteve të jetës së tyre të përditshme.Komunat dhe institucionet e tjera në veri të Kosovës janë pjesë integrale e kuadrit institucional dhe ligjor të KosovësOrganet serbe dhe organet e Kosovës do të caktojnë zyrtarët për ndërlidhje në Prishtinë dhe Beograd, për të mundësuar kontaktet e punës.Në kornizën e normalizimit të marrëdhënieve, Serbia nuk do të bllokojë ose nxis të tjerët që të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në organizmat .Të dyja palët do ta zbatojnë këtë marrëveshje me ndihmën e BE-së.Nëse kjo do të jetë propozimi zyrtar i Kosovës, atëherë mbetet një përgjigje nga Serbia.