Pack apel Ashtonit: Dialogu Kosovë-Serbi sipas planit Ahtisari

Deputetja gjermane në Parlamentin Evropian, Doris Pack i ka bërë ftesë shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian që të jetë e kujdesshme në ndërmjetësimin e bisedimeve midis Prishtinë dhe Beogradit për veriun e Kosovës e të mos tejkaloj planin e Martti Ahtisaarit, në të kundërtën sipas saj kjo do të nxiste probleme të reja në rajonin e Ballkanit Perëndimor."Ne nuk kemi nevojë për asnjë ide të re për pjesën veriore të Kosovës, sepse plani i Martti Ahtisaarit është bërë për tërë Kosovën.  Prandaj ata që po bëjnë dialog për situatën në vend, duhet të mos harrojnë se ky plan është bërë për tërë Kosovën" ka theksuar Pack.Pack, e cila vjen nga partia  e kancelares Angela Merkel  tha se mosrespektimi i planit të Ahtisaarit, për veriun e Kosovës, do të shkaktonte hapjen e Kutisë së Pandorës, duke reflektuar kështu në situatën politike edhe në Luginë të Preshevës, Maqedoni e gjetiu nëpër rajon."Është e qartë se nëse fillohet t'i jepet  pjesës veriore një strukturë tjetër kushtetuese, më tepër seç parasheh plani i Martti Ahtisaarit, atëherë do të hapim kutinë, siç e përmendet ju Luginën e Preshevës, apo Maqedoni apo diku tjetër…Mendoj se duhet që të jemi të kujdesshëm. Shpresoj se zonja Ashton dhe të tjerët ta kenë këtë parasysh, të mos e harrojnë…" ka shtuar ajoDeputetja e Parlamentit Evropian iu ka bërë thirrje zyrtarëve në Kosovë që  të  luftojnë korrupsionit, ndërsa   është treguar optimiste se pas përmbylljes së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, misioni i BE-së, EULEX do të filloj që të jetë më i rreptë për të luftuar këtë fenomen