Hoxhaj: Drafti i publikuar për veriun nuk ekziston

Nuk ekziston asnjë draft-marrëveshje e shkruar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në lidhje me rajonalizimin e veriut të Kosovës, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.Këto komente, ai i ka bërë në lidhje me një, siç quhet, draft-marrëveshje, të publikuar në mediat serbe dhe të transkriptuar më pas edhe nëpër disa media kosovare.Hoxhaj ka thënë se një draft-marrëveshje e tillë as që ekziston dhe se Prishtina asnjëherë nuk ka pasur në duart e veta një përmbajtje për një marrëveshje siç është prezantuar aty.“Të gjitha zgjidhjet për veriun do të jenë brenda Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, ka deklaruar Hoxhaj, duke përjashtuar mundësinë e krijimit të një rajoni autonom në veri, siç është prezantuar në shkrimin, që në mediat serbe prezantohet si dokument.