Fule pas Beogradit, viziton sot Prishtinën
Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, do të vizitojë sot Prishtinën.Kjo vizitë vjen para raundit të bisedimeve mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic.Fule një ditë më parë ka qëndruar në Beograd ku është takuar me presidentin Tomisllav Nikoliç. Komisioneri Fyle ka theksuar se së bashku me shefen e BE-së për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme, Catherine Ashton, mbështesin Serbinë në aspiratat e saj dhe i urojnë suksese në përpjekjet për integrimin në Bashkimin Evropian.Presidenti serb Nikoliç është shprehur i kënaqur me takimin duke e vlerësuar atë si konstruktiv. Por nga ana tjetër ai ka thënë se Serbia nuk mund të bëjë më shumë se sa rezoluta serbe të cilën shteti e ka ndjekur deri tani.Kjo është vizita e dytë e një zyrtari të lartë të BE-së, pas asaj së Ashton javën e kaluar në Kosovë, në kohën kur nuk është e qartë nëse do të ketë marrëveshje për strukturat paralele serbe në veri të Kosovës.