Java e fundit e fushatës së zgjedhjeve në Maqedoni

Në Maqedoni ka mbetur edhe një javë nga fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 24 marsit. Partitë politike gjatë kësaj jave kanë caktuar tubimet dhe takimet kryesore të fushatës duke vazhduar axhendën nëpër rajone të ndryshme.Deri tani dy javë të fushatës kanë kaluar në një atmosferë të qetë dhe me vetëm disa  incidente minimale që u raportuan nga partitë politike.Partitë politike dhe kandidatët e tyre në mitingjet me elektoratin kryesisht kanë shpalosur programet e tyre për zgjedhjet lokale, por nuk ka munguar edhe fjalori politik rreth zhvillimeve politike në vend, eurointegrimit  dhe sferave të tjera.ODIHR/OSBE jozyrtarisht mësohet se ka vlerësuar procesin e fushatës zgjedhore, duke e cilësuar si proces të qetë dhe demokratik. Kjo organizatë pritet të jap një vlerësim paraprak gjatë kësaj jave lidhur me ecurinë e fushatës.Partitë politike shqiptare këtë javë do të zhvillojnë edhe takimet qendrore duke u fokusuar në qendrat kryesore si Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë dhe vendbanime tjera.