Irinej: Kosova na është okupuar

Është shënuar në Beograd nëntë vjetori i trazirave të marsit të vitit 2004 në Kosovë.Në fjalën e tij të mbajtur në një ceremoni të organizuar me këtë rast, kryeministri Ivica Daçiç theksoi se qeveria e tij nuk do ta tradhtojë popullin e vet as idenë serbe mbi “Kosovën e Metohinë”.Ndërsa kryepeshkopi serb Irinej ka thënë se në të gjitha bisedimet mbi Kosovën si kërkesë kryesore duhet të shtrohet kthimi i serbëve në ato hapësira.“Duhet të përgatitemi dhe ta përgatisim popullin tonë që të jetojmë në situatën kur ai territor praktikisht na është okupuar dhe mënyra se si do të organizohemi do të varet edhe e ardhmja jonë” tha Irinej.“Kosova është jona, do të jetë jona dhe dot ë mbetet e jona” ka nënvizuar kryepeshkopi.